Arrestohet shtetasi francez në Prishtinë, i konfiskohet kokaina

Në orët e vona të natës, në fshatin Lapnasellë të Prishtinës policia ka ndaluar një veturë me targa vendore të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull shtetas i Francës, gjatë kontrollit në veturë i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës së dyshuar si lëndë narkotike kokainë, derisa te pasagjeri është gjetur një sasi substancë më vogël e dyshuar si marihuanë.

Bëhet e ditur se drejtuesi i mjetit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.​

/klankosova/

Read Previous

Nga lufta tregtare dhe tërheqja e mundshme e SHBA nga NATO/ Çfarë do të shkaktonte kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë

Read Next

VIDEO/ Momente paniku për kapitenin e Newcastle, sherr me disa persona për të mbrojtur vëllain e vogël