Nga lufta tregtare dhe tërheqja e mundshme e SHBA nga NATO/ Çfarë do të shkaktonte kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump mund të jetë “i zhytur” në mosmarrëveshje të vështira ligjore, por ndërsa po përpiqet ta shfrytëzojë në favor të tij, ai konsiderohet favoriti për të fituar nominimin e partisë republikane në funksion të zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 dhe kjo pavarësisht se ka refuzuar të marrë pjesë në debatin e kandidatëve republikan.

Kështu, kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë mbetet brenda fushës së mundësisë. Dhe kjo do të “shkaktonte një tronditje”, sipas një raporti të Wall Street Journal.

Zyrtarët që folën për këtë medium bënë vlerësimet e tyre sesi mund të ndryshojë skenari gjeopolitik dhe ekonomik në skenarin e zgjedhjes së manjatit. Ata shprehën gjithashtu shqetësimet e tyre për një luftë të re tregtare globale, si dhe një tërheqje të mundshme të SHBA nga NATO, që do të nënkuptonte gjithashtu një fund të mbështetjes për Ukrainën.

Aleatët dhe rivalët tashmë po bëjnë planet e tyre

Pra, duke pasur parasysh sondazhet, “miqtë” dhe “armiqtë” e SHBA-së në mbarë botën tashmë po përgatisin strategjinë e tyre dhe po bëjnë planet e tyre dhe se si do të vepronin në një periudhë të re të administratës Trump.

“Aleatët nga Parisi në Tokio e shohin Trumpin si një udhëheqës  me pak interes në kultivimin e lidhjeve afatgjata ose për të shmangur ekspansionizmin e Rusisë dhe Kinës.

Të tjerët, përfshirë Pekinin dhe Moskën, shohin përfitime të mundshme nga Trump, të cilin e shohin si një lider të gatshëm për të bërë marrëveshje për të lehtësuar tensionet në pikat e nxehta si Ukraina dhe Tajvani, thanë analistët. Politikanët nacionalistë dhe populistë kanë shprehur gjithashtu mbështetje për ambiciet e Trump”, raporton Wall Street Journal.

Zyrtarisht, zyrtarët e qeverisë dhe politikanët kanë refuzuar të bëjnë ndonjë deklaratë që mund të perceptohet si minim i administratës aktuale ose të ardhshme të SHBA-së dhe të shkaktojë një reagim të ashpër nga njëra anë ose tjetra. Sidoqoftë, zyrtarët që folën me ËSJ në kushte anonimiteti shprehën mendimet e tyre, raporton abcnews.al.

Lufta tregtare globale

Shqetësimi më i madh është se një rikthim i mundshëm i Trump në Shtëpinë e Bardhë do të nxiste një luftë të re tregtare globale, në një kohë kur ne tashmë po vuajmë nga lufta në Ukrainë, inflacioni dhe rritja e normave të interesit.

Kandidati republikan ka kërcënuar se do të vendosë tarifa të reja për të gjitha importet e SHBA-së duke goditur jo vetëm kundërshtarët, por edhe aleatët.

Kina ndërkohë ka pritur ndryshime në politikën e Joe Biden pas tensioneve që mbizotëruan në marrëdhëniet e saj ekonomike gjatë administratës Trump. Megjithatë, Biden mbajti një linjë të ashpër, pjesërisht për shkak të luftës në Ukrainë.

Kufizimet ndaj kompanive kineze të teknologjisë janë rritur, duke përfshirë ndalimin e SHBA-së për shitjen e gjysmëpërçuesve të avancuar dhe pajisjeve për prodhimin e çipave në Kinë vitin e kaluar.

Nga ana tjetër, kur Trump dëshiron të reduktojë ndihmën ushtarake për vendet e tjera, Tajvani ndoshta do të dobësohej dhe ky do të konsiderohej një zhvillim i favorshëm për Pekinin.

Mundësia e largimit nga NATO

Trump madje ka kërcënuar se do të tërheqë SHBA-në nga NATO, që do të nënkuptonte gjithashtu tërheqjen e mbështetjes për Ukrainën.

“Ekziston një shans i madh që Trump të rizgjedhet,” tha Benjamin Haddad, një ligjvënës francez nga partia e Emmanuel Macron.

“Kjo na detyron ne europianët të marrim më shumë përgjegjësi.”

“Trump po nënvlerëson aleatët e SHBA-së”, tha Bonnie Glaser, drejtoreshë e përgjithshme e programit të Oqeanit Indian-Paqësor në fondin gjerman Marshall.

Këta skenarë shkaktojnë shqetësime intensive në të gjithë Europën dhe Paqësorin. Administrata Biden kishte kërkuar të forconte lidhjet dhe ndikimin në Azi, madje duke ndërmjetësuar rivendosjen e marrëdhënieve Japoni-Kore e Jugut.

Dhe Uashingtoni ka dërguar miliarda pajisje mbrojtëse dhe ndihmë humanitare në Kiev për t’i rezistuar pushtimit rus, raporton abcnews.al.

Rizgjedhja e Trump ndoshta do të shihej në mënyrë të favorshme nga Rusia dhe Vladimir Putin, i cili është përgatitur për një konflikt të gjatë në Ukrainë. Trump ka thënë më parë se nëse ai do të ishte në krye, lufta do të përfundonte për pesë minuta.

Çfarë po bëjnë Gjermania dhe Franca?

Zyrtarët francezë thanë  për ËSJ-së se mundësia e kthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë do të thotë se europianët do të duhet të rrisin ndjeshëm prodhimin e tyre të sistemeve të armëve në mënyrë që të mund të furnizojnë në mënyrë adekuate ukrainasit edhe pa ndihmën amerikane.

Vendet e Europës Lindore po bëjnë gjithashtu presion që Ukraina të anëtarësohet në NATO në mënyrë që Ukraina të ketë garanci sigurie megjithëse shumë vende të tjera evroupiane e shohin këtë si një ide të keqe.

Macron u befasua kur një koalicion i udhëhequr nga Gjermania njoftoi planet për të shpenzuar miliarda euro në një program për blerjen e sistemeve raketore Patriot nga SHBA, duke shpërfillur një sistem rival të zhvilluar nga Franca, Italia dhe Britania e Madhe.

Sipas Biden, Macron ka qenë prej kohësh skeptik se zgjedhja e Presidentit Biden në vitin 2020 shënon fundin e epokës së Trump.

Biden ka rrëfyer se me të mbërritur në samitin e tij të parë të G-7 si president, ai u tha homologëve të tij: “Amerika është rikthyer”. Macron u përgjigj: “Për sa kohë?”.

Gjermania tani po fokusohet më shumë në zhvillimin e kanaleve të komunikimit në një përpjekje për të shmangur përsëritjen e përvojës së vitit 2016, kur zgjedhja e Trumpit e kapi Berlinin në befasi.

Sipas WSJ, Wolfgang Schmidt, një bashkëpunëtor i ngushtë i Olaf Scholz, ka vizituar rregullisht Uashingtonin, duke zhvilluar lidhje me zyrtarët kryesorë republikanë.

Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Burbock, në shtator do të bëjë një vizitë 10-ditore në SHBA, gjatë së cilës do të vizitojë edhe Teksasin, bastion i republikanëve.

Natyrisht, kancelari Olaf Solz së fundmi theksoi se e konsideron të pamundur që ta shohë sërish Donald Trumpin në zyrën ovale, raporton abcnews.al.

Izraeli, Lindja e Mesme dhe Irani

Në liderët e Izraelit dhe Arabisë Saudite, por edhe të vendeve të tjera të Lindjes së Mesme, dyshohet se ka skepticizëm. Donald Trump është jashtëzakonisht popullor në Izrael dhe përputhet me politikat dhe pikëpamjet e qeverisë së ekstremit të djathtë të Benjamin Netanyahu.

Në një intervistë këtë verë, Netanyahu e lavdëroi Trumpin, por nuk pranoi të thoshte nëse ai kishte kontakt të ngushtë me të.

“Unë mendoj se ai bëri gjëra që ishin të mrekullueshme për sigurinë e Izraelit,” tha Netanyahu.

“Kështu që unë e vlerësoj atë.”

Ndërkohë, muajt e fundit janë bërë përpjekje për të zhvilluar një marrëdhënie midis SHBA-së dhe Arabisë Saudite. Irani, nga ana e tij, po merr masa për lirimin e të burgosurve amerikanë në një përpjekje për të fituar akses në rreth 6 miliardë dollarë të ardhura nga nafta.

Paratë, të cilat në fakt ishin ngrirë në Korenë e Jugut nën sanksionet e SHBA-së, po dërgohen përmes Zvicrës në Katar për lirimin e mundshëm të tyre.

Këtë muaj, Irani transferoi katër qytetarë amerikanë nga burgu në arrest shtëpiak, hapi i parë në një marrëveshje të pritshme për lirimin e të burgosurve midis Teheranit dhe administratës Biden, raporton abcnews.al.

Trump si president u tërhoq nga marrëveshja e vitit 2015 që vendosi kufizime në programin bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve. Ai forcoi sanksionet kundër Iranit dhe kritikoi lirimin e fondeve të ngrira iraniane nga administrata Obama.

/abcnews.al

Read Previous

Opozita alarmohet pas paralajmërimit të Macronit për vizat: Kurti mos ta rrezikoj lirinë e lëvizjes

Read Next

Arrestohet shtetasi francez në Prishtinë, i konfiskohet kokaina