Në pasditen e djeshme një person i panjohur ka hyrë në këtë shtëpi të lagjes Sefë në qytetin e Gjakovës me ç’rast e ka sulmuar fizikisht pronaren e shtëpisë E.Q dhe i ka vjedhur stoli ari. Sipas Policisë së Kosovës i dyshuari A.K fillimisht ka kërkuar para nga e gruaja e cila thuhet të jetë e moshës 68 vjeqare dhe pasi që viktima nuk ka pasur para i dyshuari në fjalë e kishte sulmuar duke i shkaktuar lëndime, si dhe i kishte marrë 3 unaza të arit.
Për shkak të lëndimeve të marra e lënduara është dërguar në spitalin “Isa Grezda” ku edhe ka pranuar tretmanin mjekësor. Sipas familjarëve gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë.
Pas një pune intensive hetuesit nga stacioni policor në Gjakovë kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë kryerësin e mundshëm të këtij rasti dhe gjatë fazës hetimore para penale i njëjti e ka pohuar në tërësi. Major Lumi tha se i dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit, mbahet në ndalim policor.
Përndryshe Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë po merr të gjitha masat e nevojshme për një ambient të qetë dhe të sigurt në zonën e përgjegjësisë dhe gjithashtu do të vazhdojë të luftojë dukuritë negative sipas autorizimeve të parapara me ligj.