Edhe pse lëvizjet e qytetetarëve janë rralluar, automjetet nuk po ndalojnë së qarkulluari. Në qytetin e Gjakovës atmosfera është më e qetë se sa që jemi mësuar ta shohim zakonisht.
Qytetarët thonë se populli duhet të vetëdijësohet në mënyrë që numri i rasteve me Covid-19 të bie.
Vërtetë janë masa rigoroze, por fundi-fundit shëndeti ëshë prioritet për gjithësecilin, thonë të tjerë qytetarë.
Kujtojmë që zbatimi i masave parandaluese ka filluar nga data 7 e do të zgjasë deri më 18 prill.