Arrestohet një serb dhe një kosovar, tentuan të kontrabandonin mallra

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Leposaviq, pasi kishin tentuar të kontrabandonin mallra.

Arrestimi i tyre ka ndodhur ditën e diel.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull kosovar dhe një mashkull me shtetësi serbe, pasi të njëjtit me automjetin e tyre (kombi), kanë tentuar që të kontrabandonin disa mallra. Të dyshuarit edhe pse nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policor për tu ndaluar, policia ka arritur që të ndaloj automjetin e dyshuar”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është në procedurë hetimore./Telegrafi/

Read Previous

Komisioni për Siguri dhe Mbrojtje mbahet me dyer të mbyllura për media

Read Next

Nga Avdijaj te Muriqi e Krasniqi, vlerësimet e futbollistëve dardanë nëpër botë