Arrestohet një person, sulmoi fizikisht zyrtarin policor në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit fizik ndaj një polici në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në orët e mëngjesit të së premtes.

“Prishtinë 08.05.2026 – 09:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor. Viktima- zyrtari policor, si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

I dyshuari me vendim të prokurorit lidhur me rastin është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Read Previous

​Kaloi ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohet një person në Zubin Potok

Read Next

Adrien Rabiot: Franca mes favoritëve për Botërorin 2026