Arrestohet një person, policia i sekuestron armë dhe substanca narkotike

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë për armëmbajtje pa leje.

Siç njofton policia, arma e zjarrit me 23 fishekë dhe një sasi narkotike janë sekuestruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me dy karikator dhe 23 fishekë dhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Read Previous

Guardiola: Jam krenar që nuk i poshtëruam kundërshtarët tanë

Read Next

SHBA: Nuk kemi plane për të dërguar trupa në Izrael apo Gaza