Arrestohet një person pasi ​kanosi zyrtarin policor gjatë shqiptimit të gjobës

Një person është arrestuar në fshatin Lubeniq të Pejës, pasi dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ishte duke drejtuar veturën në gjendje të dehur kur është ndaluar nga policia.

Gjatë shqiptimit të gjobës për kundërvajtje, ai dyshohet se ka kanosur njërin prej zyrtarëve policorë.

Rasti ka ndodhur më 6 shtator, rreth orës 19:39.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /KosovaPress/

Read Previous

FSK-ja nënshkruan marrëveshjen për pjesëmarrje në misionin ndërkombëtar në Gaza

Read Next

Aleanca me aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës