Arrestohet një person në SHBA, kërcënoi të vrasë drejtorin e FBI-së

Një burrë nga Xhorxhia u arrestua të enjten me akuza federale pasi kërcënoi se do të vriste drejtorin e Byrosë Federale të Hetimit (FBI).

John Donovan Woodbury, 34 vjeç nga Roswelli, u informua për akuzat në gjykatën federale në Atlanta, njoftoi prokurori Ryan Buchanan.

Sipas dokumentacionit të gjykatës, ndaj tij u ngritën akuza nga një juri e madhe për kërcënimin “për ta sulmuar, për ta marrë peng dhe për ta vrarë” drejtorin e FBI-së Christopher Wray.

Autoritetet thanë se kërcënimet u bënë muajin e kaluar në një forum në internet, të quajtur 4chan. I akuzuari Woodbury pati publikuar atje adresën e shtëpisë të zotit Wray, si dhe shkruajti se do ta bënte familjen e drejtorit të FBI-së “të kishin frikë qoftë edhe të hidhnin një hap” brenda shtëpisë. /abcnews.al

Read Previous

Çfarë po ndodh në botë?

Read Next

Paris 2024: Kosova kërkon lavdinë me Nora dhe Akil Gjakovën në krye