Arrestohet një person në Gjakovë, kishte dhunuar një grua vitin e kaluar në Slloveni

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi që i njëjti në maj të vitit 2022, në Slloveni kishte ushtuar dhunë në familje dhe gjithashtu e kishte dhunuar viktimën femër

Policia ka njoftuar se ndaj të dyshuarit kishte kallëzim penal nga autoritetet sllovene.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që sipas kallëzimit penal të pranuar nga autoritetet Sllovene, ai ka dhunuar dhe ka shkaktuar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policorë.

/Telegrafi/

Read Previous

Zyrtare: Messi nënshkruan për Inter Miamin

Read Next

Oda Amerikane në Kosovë kërkon nga Qeveria të marrë masa për uljen e tensioneve në veri