Arrestohet një person, kanosi zyrtarin policor pas shqiptimit të gjobës

Një zyrtar i policisë ka deklaruar se është kanosur nga një burrë, pasi që të njëjtit i ka shqiptuar kundërvajtje në komunikacion.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt

“Ankuesi mashkull kosovar (zyrtar policor) ka deklaruar se derisa ka qenë duke u marrë me rregullimin e trafikut është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar pasi të njëjtit i kishte shqiptuar një kundërvajtje në komunikacion. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /KosovaPress/

Read Previous

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot konfirmon dorëheqjet e Kovaçevskit dhe Xhaferit

Read Next

Bislimi: Këtë vit prioritet pranimi i pyetësorit nga Komisioni Evropian