Një person është arrestuar në Gjakovë, si i dyshuar për veprën penale “Trafikim me njerëz”, njofton për Mediumin Syri, zëdhënësi në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.
Po ashtu, bëhet e ditur se është identifikuar një viktimë e trafikimit, e cila është trajtuar sipas procedurave.
Njoftimi i plotë nga Policia:
“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar si dhe është identifikuar një viktimë e trafikimit ku e njëjta është trajtuar sipas procedurave. Nga i dyshuari janë sekuestruar katër telefona dhe një video regjistrues. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.