Arrestohet një grua, pengoi zyrtarët në kryerje të detyrës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një grua në jug të Mitrovicës, pasi që dyshohet se ka penguar në kryerje të detyrës dy zyrtarë.

Rasti ka ndodhur më datën 16.05.2024 në ora 11:30. “Është arrestuar e dyshuara, pasi që e njëjta dyshohet se ka penguar në kryerje të detyrës dy ankuesit kosovarë”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit e dyshuara pas inicimit të rastit është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /RTKlive/

Read Previous

FIFA konfirmon revolucionin e VAR-it

Read Next

Zelensky: Forcat ruse kanë përparuar në Kharkiv, po situata mbetet e stabilizuar