Arrestohet në Morinë shtetasi i Kosovës

Policia e Shqipërisë ka arrestuar në Morinë një shtetas të Kosovës që po kërkohej ndërkombëtarisht nga Austria për “vrasje të mbetur në tentativë”, “plagosje të rëndë” dhe “vjedhje”.

Policia e shtetit shqiptar ka njoftuar se H.L. 41-vjeçar nga Deçani po kërkohej nga Interpol Vjena.

Sipas njoftimit, ai pritet të ekstradohet në Austri. 

“Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Austrisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar H. L., 41 vjeç, banues në Deçan, Kosovë. Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 41-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vjena, pasi autoritetet austriake  kanë lëshuar ndaj tij urdhër arresti, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Plagosje e rëndë” dhe “Vjedhje” Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 41-vjeçarin”, ka njoftuar Policia e Shtetit./rtklive

Read Previous

12 vende të BE-së kërkojnë fleksibilitet fiskal për të shpenzuar më shumë për mbrojtjen

Read Next

Gjykata Supreme vendos: Liron nga paraburgimi serbët e arrestuar në Gjakovë