Në aeroportin e Prishtinës, është arrestuar një shtetas i Shqipërisë, pasi tentoi të udhëtonte me dokument të falsifikuar.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari në pasaportën e tij e kishte të vendosur një vizë të falsifikuar të një shteti perëndimor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti me dokument të falsifikuar – vizë të një shteti perëndimor, të cilën e kishte pas të vendosur në pasaportën e tij kishte tentuar të udhëtoj. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
/KlanKosova/