Policia ka bërë të ditur se është arrestuar i kërkuari Driton Podrimqaku, këtë të shtune.
Në njoftimin e dërguar thuhet se “Me datë 17.04.2021, pas një pune intensive të hetueseve të Sektorit Rajonal Për Hetime DRP –Pejë, dhe një bashkëpunimi me qytetarët, është arritur të arrestohet personi i kërkuar: Dritom (Muharrem) Podrimqaku i lindur me 20.04.1979 nё fshatin Novosellë- Pejë, i cili është publikuar si person i kërkuar me datë 13.04.2021, për veprën penale ‘sulm ndaj personit zyrtar’”. /KlanKosova/