ARRESTOHET I DYSHUARI QË ISHTE NË KËRKIM PËR VR*SJEN E DYFISHT NË FSHATIN GOLLUBOC

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka konfirmuar arrestimin e personit të dyshuar për vrasjen e dyfishtë në fshatin Golluboc të Malishevës, i cili ishte në arrati.

KOMUNIKATË PËR MEDIA

 

 ARRESTOHET I DYSHUARI QË ISHTE NË KËRKIM PËR VRASJEN E DYFISHT NË FSHATIN GOLLUBOC, KOMUNA E MALISHEVËS

 

Gjakovë, 7 nëntor 2025 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton opinionin publik, se lidhur me rastin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës, është arrestuar personi i dyshuar A.I., i cili më parë kishte qenë në arrati.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të dyshuarit A.I., do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.

Read Previous

Nafta, Rusia dhe Ukraina në agjendën e takimit Trump-Orban

Read Next

Studiuesit thonë se ende ka një shans për t’u rikthyer në objektivin e klimës prej 1.5 gradë Celsius