Arrestohet i dyshuari në veri

Policia ka kontrolluar shtëpinë e një të dyshuari në Mitrovicën e Veriut dhe e ka arrestuar të dyshuarin pasi ka gjetur armë pa leje. 

Atij i janë gjetur granata dore dhe gjësende të tjera. 

Pas intervistimit është dërguar në mbajtje. 

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, i janë gjetur dhe konfiskuar granata dore të cilat i ka tërhequr njësiti për deminim, disa kartela të kripto-valutave me mjete përcjellëse dhe një çantë me pajisje optike për armë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia në raportin 24-orësh. /indeksonline/

Read Previous

Tentoi t’i jap ryshfet policit për të hyrë në Kosovë pa vizë

Read Next

Shqiptarët në Luginë, të shtypur nga Serbia