Arrestohet i dyshuari që theu banesën e serbes në Gjakovë

Të premten, datë 30 korrik policia e Kosovës ka arrestuar personin i cili ka thyer banesën e serbes të parë të kthyer në Gjakovë, Dragica Gashiq. Syri ka kontaktuar menjëherë organet relevante, zëdhënësi i policisë së Kosovës në Gjakovë, Nysret Xhurkaj e ka konfirmuar lajmin, i dyshuari është arrestuar duke e pranuar veprën në prani të avokatit mbrojtës. Kështu i është caktuar dënimi, ndalim për 48 orë.

“Stacioni i Policisë në Gjakovë ka bërë një punë të shkëlqyeshme dhe ka arrestuar personin e dyshuar, tek i cili janë gjetur gjësendet e vjedhura nga banesa ku është vendosur Gashiq. Rasti tashmë është proceduar, ndërkaq që i dyshuari A.O., në prezencën e avokatit e ka pranuar veprën për të cilën dyshohet”, ka thënë Xhurkaj.

Ai ka shtuar se rasti i thyerjes së banesës ku jeton Gashiq, nuk ka prapavijë etnike, duke theksuar se “hajnia nuk njeh nacionalitet dhe as besim fetar” ka shtuar ai, raporton Syri.

Read Previous

Gjakovë, rritje e lehtë e të hospitalizuarve me Covid-19

Read Next

Kontinierët e mbeturinave brenda qytetit të Gjakovës, të stërmbushur