Në kuadër të aksionit të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar për dallavere me subvencione në sektorin e bujqësisë.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se një 54-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka bërë mashtrime për të përfituar subvencione nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhënia e rryshfetit’ dhe ‘Mashtrimi me subvencione’.
Kujtojmë se gjatë këtij aksioni janë arrestuar edhe 11 persona tjerë.
/GazetaSinjali/