34 shtetas sirian kapen brenda një furgoni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Policia e Kosovës ka kapur 34 shtetas sirian brenda një furgoni të tipit “Mercedes”, i cili po lëvizte në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Bëhet e ditur se personat e hasur brenda mjetit janë të moshës madhore.

Lajmin e konfirmoi për Sinjalin zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

“Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Kontroll të Autostradave në Republikën e Kosovës, gjatë realizimin të detyrave dhe autorizimeve ligjore, rreth orës 11:00 kanë ndaluar një furgon të tipit ‘mercedes’ me targa vendore, ku gjatë kontrollit të furgonit brenda tij janë gjetur 34 persona shtetas të huaj, meshkuj të moshës madhore. Lidhur me rastin është njoftuar stacioni kompetent policor në zonën e përgjegjësisë si dhe Njësia për Migrim dhe të Huaj në kuadër të PK-së, për procedura të mëtejme ligjore”, tha Hoxha.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Laura Fazliu kalon në finale të Lojërave Mesdhetare, i siguron medalje Kosovës

Read Next

Arrestohet edhe një person për mashtrim me subvencione