Laura Fazliu kalon në finale të Lojërave Mesdhetare, i siguron medalje Kosovës

Laura Fazliu ka arritur një tjetër fitore në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Xhudistja nga Kosova ka mposhtur algjerianën Amina Belkadi në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Me fitoren e arritur pak çaste më parë, Fazliu ka arritur në finale të kësaj kategorie.

21-vjeçarja arriti këtë fitore me ‘Wazar’ 1:38 minuta para se të përfundonte ndeshja.

E në finalen e madhe Laurao do të përballet me xhudistën spanjolle Cristian Perez Cabana. 

/Telegrafi/

Read Previous

Kurti kritikon propozimin e opozitës për ulje të TVSH-së, Abdixhiku kërkon zgjidhje

Read Next

34 shtetas sirian kapen brenda një furgoni në autostradën “Ibrahim Rugova”