Arrestohet arsimtari, rrah nxënësen

Një nxënëse në një shkollë fillore të Podujevës është rrahur dje në klasë nga arsimtari i saj, rreth orës 11:00.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes rreth orës 12:00 dhe ka arrestuar arsimtarin e dyshuar për keqtrajtimin e nxënëses.

Siç merr vesh Sinjali, nxënësja është dërguar nga ana e personelit të shkollës në qendrën e mjekësisë familjare në Podujevë për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërsa arsimtari është dërguar në mbajtje dhe rasti ndaj tij është hapur si keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. /GazetaSinjali/

Read Previous

Rrah gruan dhe vajzën, i bën për spital

Read Next

Dënohet “mbreti i falsifikuesve të pasaportave”