Arrestohet 21 vjeçari, i dyshuari kryesor për plagosjen e trefishtë në Pejë

Është arrestuar 21 vjeçari, Agron Gashi i dyshuar për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pejë, shkruan Gazeta Express.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai tashmë është ndaluar për 48 orë.

“Personi i dyshuar për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pejë, pasi ka qenë në arrati pas një pune intensive policore në koordinim të plotë me prokurorin për hetime të krimeve të rënda   është ndaluar për 48 orë, pas arrestimit të tij dhe pas lokalizimit nga policia e Kosovës”, ka thënë ai për Express.

Gashi dyshohet se pas një mosmarrëveshje i ka plagosur me armë zjarri tre persona në Pejë./Express

Read Previous

Rezoluta për Srebrenicën, presidentja sllovene: E kënaqur që shtetet e Ballkanit janë bashkuar, përveç Serbisë

Read Next

Barcelona arrin marrëveshje me trajnerin e ri