Arrestohen tre persona në Shqipëri me urdhërarrest ndërkombëtar për trafikim me drogë

Policia e Shtetit ka kapur tre persona të kërkuar ndërkombëtarisht për trafikim të lëndëve narkotike.

Ky arrestim vjen nga një operacion i policisë shqiptare në koordinim me  Zyrën e Interforcës italiane, në Shqipëri, pas hetimeve të kryera nga prokuroritë e Padovas dhe Venecias.

“Në kuadër të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë italiane dhe me GDF-në, për goditjen e grupeve/organizatave kriminale në fushën e narkotikëve, me veprimtari në të dy shtetet, ka vijuar në Shqipëri, operacioni policor ndërkombëtar antidrogë i koduar ‘PUZZLE 2020′”.

“Gjatë këtij operacioni u kapën në vendin tonë, shtetasit shqiptarë A. K., 54 vjeç, J. K., 27 vjeç dhe E. A., 46 vjeç. Për këta 3 shtetas është lëshuar urdhërarresti ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në kuadër të procedimit penal nr 3544/21, të Drejtorisë së Antimafias, së Distriktit të Venecias”, thuhet në njoftim.

/Klankosova.tv/

Read Previous

SHBA-ja i fut në listë të zezë edhe 10 individë nga Ballkani

Read Next

Sllovenia po zgjat afatin e kontrolleve kufitare me Kroacinë – sllovenët thonë se ekzistojnë dy arsye të forta