Arrestohen në Spanjë bosët e bandës në Shqipëri

Agjentët e Policisë Kombëtare spanjolle kanë arrestuar në qytetet e Barcelonës dhe Madridit dy shtetas shqiptarë të cilët dyhsohen të jenë krerët e një organizate kriminale në Shqipëri.

Mediat iberike shkruajnë se personat e ndaluar ishin në kërkim nga autoritetet shqiptare për veprat penale “Tentativë vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal”; “Armëbajtje pa leje” dhe “Pastrim parash”.

Ata akuzohen nga autoritetet shqiptare se tentuan të ekzekutonin anëtarët e një organizate kriminale rivale.

“Nga informacionet e marra nëntorin e kaluar u bë e ditur prania në vendin tonë e këtyre dy personave. Pas disa përpjekjeve, INTERPOL-i ka lëshuar dy urdhër-arreste ndaj të dyve. Ngjarjet për të cilat ata akuzohen datojnë në vitin 2021 në Shqipëri, ku organizata kriminale e drejtuar prej tyre po përgatitej të kryente një sulm për të vrarë disa persona të përfshirë në ndërprerjen e veprimtarisë së tyre kriminale të trafikut të drogës”, njofton policia spanjolle.

Njëri prej të arrestuarve u arrestua në aeroportin e Barcelonës teksa po kthehej aty pas një udhëtimi në Turqi, ndërkohë që tjetri në banesën e tij në Madrid.

Policia spanjolle bën me dije se personat e ndaluar janë përfshirë edhe në vepri të jashtëligjshme në Spanjë, përfshirë trafikun e drogës dhe falsifikimin e dokumenteve.

/euronewsalbania/

Read Previous

Gjykata Speciale publikon aktgjykimin ndaj Salih Mustafës i dënuar me 26 vite burgim

Read Next

Reshjet e shiut vazhdojnë edhe pesë ditë, IHK: Mund të shkaktojnë probleme edhe në pjesët tjera të vendit