Arrestohen dy të mitur, dyshohen se nën kërcënimin e thikës grabitën një person

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy të mitur në Prizren nën dyshimin se duke kërcënuar me thikë grabitën një person.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se një person raportoi të premten në polici se nën kërcënimin e thikës tre persona i kanë vjedhur kuletën ku kishte para dhe kartela bankare, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Viktima ka raportuar se tre të dyshuar deri më tani të panjohur e kanë sulmuar dhe nën kërcënimin e armës (thikës) i kanë grabitur portofolin në të cilin kishte kartela bankare dhe 50 €. Viktima ka pësuar lëndime për çka iu është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin janë identifikuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur) të cilët janë arrestuar dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet relevante. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Read Previous

​10 këshilla për të kursyer karburantin

Read Next

Gjermania nuk heq dorë nga armët bërthamore