Armatimi e pajisjet ushtarake që u gjetën në Banjskë ishin fshehur në një hotel

Armatimi që u gjet dhe konfiskua dje në Banjskë të Zveçanit ishte i fshehur në banjon e hotelit.

Aty Policia ka gjetur një kallash, katër karikatorë, 103 fishekë kalibrash të ndryshëm, kapelë, bluza dhe pantallona ushtarake, një thikë, shallë ushtarake dhe antiplumb me pajisje tjera.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE – Fsh. Banjskë, Zveçan 16.08.2024 – 15:15. Njësiti i hetuesisë gjatë kontrollit në banjon e një hoteli ka gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, katër karikatorë, 103 fishekë kalibrash të ndryshëm, kapelë, bluza dhe pantallona ushtarakë, një thikë, shallë ushtarake, antiplumb me pajisje tjera. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Ndryshe, më 24 shtator të vitit të kaluar, në Banjskë të Zveçanit një grup terrorist kishte sulmuar Policinë e Kosovës, ku kishte vrarë heroin Afrim Bunjaku.

Grupi ishte udhëhequr nga kryeterrorist Milan Radojiçiq./gazetaexpress/

Read Previous

Mbi 2 milionë udhëtarë në Aeroportin e Prishtinës brenda shtatë muajve

Read Next

Uragani Ernesto dobësohet, por ende i rrezikshëm, pasi mbyllet në Bermuda