Arlind ​Ajeti humb ndeshjen me Letoninë

Departamenti i Komunikimit në FSHF ka bëërë me dije se Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Qendërmbrojtësi ka shfaqur një shqetësim muskulor në kofshën e majtë dhe gjatë ditës së djeshme është stërvitur veçmas grupit. Ai është mbajtur nën vëzhgim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor, por nuk ka mundur të rikuperohet në kohë për të qenë i gatshëm për këtë përballje.

Ndeshja Letoni – Shqipëri zhvillohet sot në mbrëmje, në stadiumin “Skonto Stadions”, duke filluar nga ora 20:45. /KosovaPress/

Read Previous

Begaj: Lidhja e Prizrenit është pjesë e zemrës që rreh në çdo shqiptar të ndershëm

Read Next

Bizneset protestojnë nesër, ftojnë qytetarët t’iu bashkohen kundër vendimit të ZRRE-së