Njihuni me 6 vjeçarin Arli Shehu, i cili me aftësitë senzacionale që posedon, bën që të veçohet nga të tjerët. Driblimet e jashtëzakonshme, shpejtësia, për moshën e tij në sportin e futbollit, janë mjaft premtuese. Ai është fëmijë që nuk preferon të flasë shumë por synimet i ka të qarta.
E ne po kujdesemi t’i paralajmwrojmë kundërshtarët e tij që të jenë të kujdesshëm pasi pasioni që ka për sportin e blertë dhe puna dedikuar atij është e madhe.
Disiplina që ka në fushë, do të jetë ndihmesë e madhe për të ardhmen e ndritur që pritet ta ketë.
Për fatin e mirë të Arlit familja e tij është përkrahëse në cdo hap. Babai i qëndron nga prapa me shpresën që një ditë do të jetë tifozi më i madh në stadiumin e mbushur plot.
Ai thotë se shpesh ia fshehin topin e Arli gjen mënyra të tjera për të mos u ndarë nga futbolli, duke insistuar se kjo dëshirë nuk ka qenë asnjëherë e imponuar.
Ky djalosh di të bëjë mrekulli me topin. Ai synon të bëhet pjesë e ndonjërit prej klubeve të qytetit. E ne po ju ftojmë ta mbani mend këtë emër pasi besojmë shumë shpejt do të brohorasim emrin e tij kur ai ndodhet para portës për të shënuar gol.