Rekordi i arkëtimeve të Milan-it ishte sigurisht mbresëlënës në ndeshjen e UEFA Champions League (UCL) por nuk do të zgjasë as një javë. Për të tretën herë këtë sezon, do të thyhet rekordi i arkëtimeve për një ndeshje futbolli në Itali, kur Inter-i do të luajë në “San Siro”. Pas tejkalimit të tavanit prej 10 milionësh, do të arrijë, shkruan “La Gazzetta dello Sport”, të kalojë në 12 milionë.
Shifra ishte e paimagjinueshme vetëm pak muaj më parë, por ethet e kampionëve (të nxitur nga efekti derbi) e kanë përmbysur perspektivën.
75.532 tifozë që morën pjesë në Milan-Inter sollën në arkat e kuqezinjëve, për të qenë të saktë, 10.461.705 euro sipas “Calcio e Finanza”. Për momentin kjo është ndeshja me fitimet më të larta në historinë e futbollit italianë. U tejkaluan 9.1 milionët e Milan-Tottenham, ndeshja e parë e 1/16-tës së fituar nga kuqezinjtë ndaj skuadrës së Antonio Conte-s tre muaj më parë.
Është shenjë se rritja e kërkesës, por edhe e çmimeve, është bërë galopante në këtë pjesë të fundit të Champions League. Kështu do të jetë edhe në derbin e kthimit.
Interesimi në faqjen e biletave në internet ishte masiv, aksesi në lidhjet e shitjes vazhdoi i pandërprerë, deri në atë pikë sa zikaltrit llogaritën se kërkesa e përgjithshme për bileta ishte rreth 500 mijë.
Çmimet më të larta në krahasim me kushërinjtë e Milan-it bënë pjesën tjetër dhe këtu janë llogaritjet e sakta sipas mediave italiane. Pritet 12 milionë euro fitim nga biletat.
Sa për t’ju dhënë një ide, El Clasico e fundit e La Liga-s në “Camp Nou” solli 8.2 milionë euro me 95,745 shikues dhe ishte më i larti ndonjëherë në Spanjë. Pra asgjë në krahasim me Inter-Milan. /Albanianpost.com