E ftuar në emisionin ARTE ishte skulptorja Arjeta Miftari. E pyetur se pse zgjodhi ta shpreh veten dhe artin e saj përmes skulpturës? Arjeta tha se në fakt është vet natyra e saj sfiduese që e ka shtyrë ta marrë këtë vendim.
“Unë i dua gjërat që janë të vështira, kur fillova të studiojë pikturën, e adhurova por disi më dukej lehtë e arritshme, doja diçka që më sfidonte dhe atë e gjeta tek skulptura…”
Veçantia e Arjetës si artiste është se në punën e saj ajo është kujdesur që të ndërlidhë artin me tradicionalen me historinë e vendit. Përveç rëndësisë si vepra arti, kjo në fakt është bërë edhe për qëllimin që t’ju prezantohen denjë dhe të kompletuara botës. Artistja numëron numër të madh veprash por ne ndër më të veçantat do e konsideronim veprën “Hyjnesha në fron”. Për më shumë ndiqni videon e plotë:
Arjeta Miftari, skulptorja e veprave të vogla me ndikim të madh