Ariu në fshatin Kusar shpëtohet nga “Pylli i arinjëve” Prishtina

Sot në fshatin Kusar ishte raportuar se një ari ishte shfaqur në afërsi të shtëpive. Policia menjëherë kishte lokalizuar vendin dhe janë lajmëruar ekipet tjera kompetente të cilat merren me mbrojtjen e kafshëve.

Ariu i cili për disa orë kishte ngecur në rrethojat e një fushe në fshatin Kusar, me mjeshtri u shpëtua nga Pylli i Arinjëve nga Prishtina të cilët vepruan sipas procedurave dhe e liruan atë në hapësirën e zonës malore.

Pas panikës së krijuar tek banorët e fshatit, gjithçka iu kthye normalitetit.

Read Previous

Shkolla “Ukshin Miftari” pa ngrohje

Read Next

Osmani: Njohja e Kosovës nga Serbia, epilogu i vetëm i pranueshëm në dialog