Stadiumi i qytetit në Gjakovë ka rreth 1 javë që gjitha punimet janë nderprerë. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ku në rrjetin social facebook u shpreh se stadiumin do e bëjmë ne. Ne pyetëm edhe nga afer kryetarin Gjini se si është situata me stadionin.
Kryetari po bëhet gati edhe për mandatin e dytë e që me plotë bindje po e thotë se dritat e stadiumit do i ndezi unë.
Vlen të theksohet se vlera totale e projektit për ndërtimin e stadiumit të qytetit është mbi 10 milionë euro. Mbetet të shihet nëse mjetet për finalizimin e projektit në fjalë do të mund të sigurohen sipas afateve të planifikuara.