Ardian Kozniku paralajmëron kroatët: Lojtarët e Shqipërisë janë të njohur për agresivitet

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kroacisë që fitoi medaljen e bronztë në Kupën e Botës 1998, tani ndihmëstrajner në ekipin nga Kuvajti, Al-Salmiya, Ardian Kozniku, ka thënë se favorit për ta fituar ndeshjen mes Kroacisë dhe Shqipërisë është kjo e para, por ka paralajmëruar kroatët se kuqezinjtë janë të njohur për agresivitet.

“I kanë disa lojtarë të rinj që për herë të parë janë në Evropian dhe përvoja është në anën kroate. Lojtarët e Shqipërisë janë të njohur për agresivitet, shkojnë ‘100 në orë’, japin çdo gjë nga vetja. Përpara janë të gjallë, të shpejtë, vrapojnë shumë, ndërsa faza e mbrojtjes fillon nga sulmi. Janë të fortë, kanë dëshirë të madhe, por besoj që Kroacia do të fitojë”, tha Kozniku në një intervistë për mediumin kroat “Sportske Novosti”.

Megjithatë, Kozniku ka thënë se shqiptarët dhe kroatët kanë raporte shumë të mira, derisa ka përmendur ndeshjen mes Kosovës dhe Kroacisë të zhvilluar në Shkodër gjatë vitit 2016 dhe ka treguar se atmosfera ishte shumë e mirë.

“Tifozët kanë qëndruar bashkë, kanë hëngër, kanë pirë. Kanë bërë tifo së bashku, isha shumë krenar. Uroj që kjo të vazhdojë dhe kështu do të jetë. Në Hamburg duhet të jetë atmosferë e bukur, e vërtetë. Mezi pres, do të kënaqem me futboll. Do të jetë shumë bukur, në njërën anë ngjyrat e flamurit të Kroacisë, në anën tjetër ngjyrat kuqezi”, shtoi ai. /Albanianpost.com

Read Previous

Nga kampi i Kroacisë largohet një lojtar i rëndësishëm

Read Next

Numër rekord i shteteve të NATO-s tejkalojnë objektivin e shpenzimeve të mbrojtjes