Ardhja e bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në vendkalimet kufitare

Ardhja e bashkatdhetarëve në Kosovë ka bërë që në disa vendkalime kufitare të krijohen kolona të gjata. 

Kolona më të gjata po krijohen në vendkalimet kufitare me Serbinë, e kryesisht orëve të pasditës.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se vendkalimet në orët e mëngjesit të së shtunës janë më të qeta dhe se hyrja brenda territorit të Kosovës mund të bëhet nga 30 deri 50 minuta.

Kolona më të theksuara janë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.

/telegrafi/

Read Previous

Këtë fundjavë Superliga e basketbollit të Kosovës zhvillon xhiron e 14-të

Read Next

​Holanda do t’i dorëzojë Ukrainës 18 avionë luftarakë F-16