​Holanda do t’i dorëzojë Ukrainës 18 avionë luftarakë F-16

Holanda do t’i dorëzojë Ukrainës 18 avionë luftarakë F-16 për të ndihmuar në betejën e saj kundër pushtimit rus.

“Sot informova Presidentin Zelensky për vendimin e qeverisë sonë për të përgatitur një avion fillestar luftarak 18 F-16 për dorëzim në Ukrainë”, tha kryeministri në detyrë Mark Rutte në një postim në platformën e mediave sociale X.

“Dorëzimi i F-16-ve është një nga elementët më të rëndësishëm të marrëveshjeve të bëra për mbështetjen ushtarake për Ukrainën”.

Dorëzimi i avionëve luftarakë është ende në pritje për një leje eksporti nga Ministria e Jashtme holandeze dhe përmbushja e kritereve për stafin dhe infrastrukturën në Ukrainë, shtoi Rutte, pa dhënë një afat kohor për këto vendime.

Por njoftimi bëri të mundur rezervimin e fondeve dhe njerëzve për të përgatitur avionët për dorëzim, tha qeveria. /KosovaPress/

Read Previous

Ardhja e bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në vendkalimet kufitare

Read Next

VIDEO/ Në përfundim të finales, Felipe Melo përplaset ashpër fizikisht me Kyle Walker