Apple është gati të bëjë një ndryshim të madh në sistemet operative që drejtojnë pajisjet e gjigantit të teknologjisë.
Në vend që të identifikojë çdo OS me emrin dhe numrin e versionit (si për shembull iOS 18), Apple do të identifikojë një lëshim të OS sipas vitit, shkruajnë mediat e huaja.
Kjo po bëhet për të ndihmuar që përdoruesit të mos hutohen, ndërkohë që sjell një qëndrueshmëri të caktuar në sistemet e ndryshme operative të Apple.
Sipas Mark Gurman të Bloomberg, në vend të iOS 19, ndërtimi i ardhshëm i sistemit operativ të iPhone do të njihet si iOS 26.
Pajisjet e tjera do të marrin iPadOS 26, macOS 26, watchOS 26, tvOS 26 dhe visionOS 26. /Telegrafi/