Apple ndaloi zhvillimin e iPad të palosshëm dhe u përqendrua te iPhone

Apple është thellësisht në fazën e zhvillimit të iPhoneit të palosshëm, por kompania nga Cupertino ka vendosur të ndalojë, apo të pezullojë punën në iPad-in e palosshëm me ekran më të madh.

Thashethemet për punën e Apple-it në një lloj pajisjeje të palosshme me madhësi laptopi kanë qarkulluar prej kohësh; disa e quajnë iPad të palosshëm, ndërsa të tjerë thonë se është një MacBook me ekran të plotë. Megjithatë, duket se Apple ka vendosur të ndalojë zhvillimin e asaj pajisjeje dhe të fokusohet te iPhone-i i palosshëm.

Arsyeja e ndalimit të zhvillimit të atij iPad-i janë vështirësitë në prodhim, rritja e kostove të prodhimit të ekraneve të palosshëm, si dhe kërkesa e ulët në treg për pajisjet më të mëdha të palosshme.

Megjithatë, kjo vendim nuk duhet të jetë përfundimtare, pasi Apple mund të vazhdojë zhvillimin e iPad-it të palosshëm kur teknologjia e ekranit të këtij lloji të përmirësohet dhe të bëhet më e përballueshme.

Thashethemet thonë se madhësia e kësaj pajisjeje të palosshme është midis 18.8 dhe 20.2 inç, dhe përdor ekran OLED si dhe dizajn pa gërvishtje. Informacionet për mundësinë e daljes në treg variojnë midis viteve 2026 dhe 2028, por aktualisht duket se periudha e pritjes do të jetë më e gjatë.

Sa i përket iPhone-it të palosshëm, ai pritet të prezantohet së bashku me modelet iPhone 18 Pro vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Read Previous

Cili ishte alfabeti i parë në botë?

Read Next

Borë në Turqi!