Analiza e trajnerit të Napolit, Antonio Conte, pas barazimit 1-1 ndaj Interit, filloi me penalltinë e dhënë për zikaltërit. “Si mund të mos ndërhyjë VAR për vendimin e dyshimtë të arbitrit? Ata fshihen pas këtyre vendimeve, VAR-i duhet të ndërhyjë. Kur duan vendosin vetë arbitrat e fushës.
Kur nuk vendosin me ndihmën e VAR-it, kjo gjë më mërzit mua. VAR-i duhet të ndërhyjë nëse ka ndonjë gabim. E filluam shumë mirë me VAR-in, ndërsa tani ekziston ky mjet, i cili është i mrekullueshëm nëse përdoret seriozisht dhe duhet korrigjuar”.
Më tej, për ndeshjen shtoi. “Unë thashë që nuk do të bëhemi sfidues me lojë të hapur ndaj skuadrës më të fortë të kampionatit, pranuam duelet gjithëpërfshirëse. Jam shumë i kënaqur, nuk ishte e lehtë të barazonim këtu. Po punojmë shumë, po përmirësohemi, përndryshe nuk do të vinim dy herë në “San Siro” dhe të mos humbisnim. Ky fakt dëshmon vlera për ne nga pikëpamja cilësore”. /Telesport.al/