Ankohen banorët që jetojnë në rrugën “Mark Malota”, aksidentet arsye

Shenjat janë të vendosura por si duket nuk vihen re nga ngasësit e automjeteve ose nuk po respektohen fare, e si rrjedhojë e kësaj ndodhin aksidente që shqetësojnë banorët të cilët jetojnë në rrugën “Mark Malota’’ në Gjakovë.

Së fundmi, konkretisht në orët e vona të së dielës, ka ndodhur një aksident që ka brengosur shumicën e banorëve, kështu ka thënë një nga banorët e kësaj lagje.

 Të njëjtit mendim po i bashkohet edhe Qerim Qela, i cili thotë se ky problem po i shoqëron për disa vite me radhë.

Nga ana tjetër, komandanti i trafikut rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija ka thënë se shenjat janë të vendosur por shpesh nuk respektohen.

Kujdesi i shtuar eviton raste të tilla, shenjat duhet respektuar me doemos me qëllim të ofrimit të sigurisë shtoi më tej Sahatqija.

Read Previous

ATK inkurajon qytetarët të raportojnë moslëshimin e kuponëve fiskal

Read Next

Gjakovë, përleshje mes dy personave