Anglia me 4 mungesa kryesore në ndeshjen ndaj Shqipërisë

Probleme në ekipin e Southgate ku 4 lojtarë nuk kanë mundur të grumbullohen me Anglinë.

Ward-Prowse i Southampton është i sëmurë e nuk është në gjendje të luajë. Rashford është ende në rikuperim e sipër nga dëmtimi në shpatull që ka pësuar. Mason Mount nuk është i gatshëm për shkak të një operacioni dentar dhe Luke Shaw po ndjek protokollin për tronditjen pas goditjes që pësoi ndaj Manchester City.

Trajneri i “tre luanëve”  ka thirrur në minutat e fundit sulmuesin e ri të kombëtares U-21 dhe të Arsenalit, Smith Rowe në kuadër të ndeshjeve ndaj Shqipërisë dhe San Marinos.

/h.ll/abcnews.al

Read Previous

Konfirmohet pjesëmarrja e Kryeministrit Kurti në Forumin e Paqes në Paris

Read Next

25 boksierët më të mirë aktualisht në botë