Andrea Pirlo: E përgëzoj Interin dhe Conten, ai e meritoi këtë sukses

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo është prononcuar për media pas fitores ndaj Udineses.

Ai ka përgëzuar futbollistët për karakterinë dhe krenarinë që shfaqën në lojë.

Pirlo poashtu uroi rivalin Inter që sot u shpall zyrtarisht kampion.

“Unë e përgëzoj Interin dhe trajnerin, ai e meritoi këtë sukses. Ne duhet të ndryshojmë, një cikël ka mbaruar, por një tjetër hapet për t’u kthyer në luftë për skudeto. Ne duam të jemi kampionë” deklaroi Pirlo.

Kujtojmë se Juventus ishte 9 herë rresht kampion në 9 edicionet e fundit.

/Indeksonline/

Read Previous

144 vjet nga themelimi i Komitetit të Janinës

Read Next

Mbappe është në dyshim për tu paraqitur në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt