Analizë, parashikim dhe formacionet e mundshme të derbit Arsenal – Manchester City

Arsenal dhe Manchester City do të përballen në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit deri më tani në Ligën Premier.

Dy skuadrat janë pretendentët kryesorë për titullin e kampionit dhe do të luajnë në Emirates Stadium me fillim nga ora 17:30.

Do të jetë një përballje e zjarrtë ku si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë vetëm tre pikët nga ky duel.

Lajmet për dy skuadrat

Arsenal:

Mikel Arteta ende nuk e di nëse do t’i ketë nga minuta e parë dy yjet Bukayo Saka dhe Gabriel Martinelli shkaku i lëndimeve.

Saka u lëndua ndaj Lens dhe mungesa e tij do të jetë një goditje e madhe për Topçinjtë.

Jurrien Timber mbetet një mungesë për vendasit pasi mbrojtësi holandez nuk do të rikthehet edhe një kohë.

Man City:

Rodri është mungesa e madhe e Cityt për këtë duel, pasi lojtari do të mungoj dhe nga xhiroe ardhshme do të rikthehet në fushë.

Mungesë tjetër e rëndësishme për Citizens është edhe ajo e mesfushorit belg Kevin de Bruyne.

Fakte interesante nga të dyja skuadrat:

Arsenali është i pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit në Ligën Premier

Manchester City është i pamposhtur në nëntë ndeshjet e fundit kundër Arsenalit në të gjitha garat

Parashikimi:

Arsenal – Man City 1-2

Formacionet e mundshme:

Arsenal: Raya; Ben White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Odegaard, Partey, Rice; Saka, Nketiah, Jesus.

/telegrafi/

Read Previous

Ministri Murati panelist në takimet vjetore të FMN-së në Marok

Read Next

​Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, Kurti do të adresojë aktin e agresionit serb