Amnesty International dokumenton vrasjen e 44 fëmijëve gjatë protestave në Iran

Dyzet e katër fëmijë thuhet se u vranë gjatë protestave në Iran. Amnesty International ka bërë të ditur se ka dokumentuar emrat dhe të dhënat e fëmijëve dhe se ka mbledhur informacione për kërcënimet që kanë marrë nga qeveria familjarët e 13 viktimave të vogla.

Kjo bëhet e ditur nga Iran International. Të afërmit u detyruan t’i varrosnin fëmijët në fshatra të largëta dhe u ndaluan të shpërndanin imazhe në mediat sociale.

Sipas raportit, 34 fëmijë janë vrarë nga plumbat në zemër, kokë apo organe të tjera vitale. Katër të shtëna ishin nga afër, ndërsa pesë vdiqën si pasojë e sulmeve dhe një u mbyt nga gazi lotsjellës.

Gjykata e Lartë e Republikës Islamike të Iranit ka dënuar me vdekje një protestues të dytë, Mahan Sadrat Marni. I lindur në vitin 1978, sipas autoriteteve gjyqësore iraniane, ai është fajtor për rrezikimin e sigurisë së vendit. Sipas asaj që babai i tij, Kazem Sadrat Marni, i tha gazetës së pavarur “Shargh Daily” ai është në pritje të ekzekutimit.

Gjykata e Lartë ka konfirmuar gjithashtu dënimin me vdekje të një protestuesi të tretë,  Mohammad Broghani, i akuzuar për “luftë ndaj Zotit” dhe për pjesëmarrje në protestat, të cilat shpërthyen në vend pas vdekjes se vajzës 22-vjeçare Mahsa Amini më 16 shtator.

Më 8 dhjetor, autoritetet iraniane ekzekutuan protestuesin e parë, Mohsen Shekari, i arrestuar gjatë protestave që shpërthyen në shtator, i dënuar për plagosjen me thikë të një agjenti të sigurisë dhe mbylljen e një rruge në kryeqytetin Teheran./A2news/

Read Previous

Reshje shiu dhe erë në Kukës, rritet niveli i Fierzës

Read Next

Sekuestrohen 20 mijë paund të padeklaruara në Morinë, nën hetim 32-vjeçari nga Prishtina