AMF-ja në Çabrat do të bëhet paralele e I.P “Ganimete Tërbeshi”

Objekti i Ambulantës së Mjekësisë Familjare në Çabrat pritet të bëhet paralele e institucionit parashkollor “Ganimete Tërbeshi”. Kjo pas vendimit të kryetarit në detyrë Ardian Gjini, i cili ka bartur kompetencat e administrimit të këtij objekti tek Drejtoria Komunale e Arsimit. Zymber Berisha, shef i arsimit në këtë drejtori tregoi se cilët janë hapat e ardhshëm që do të ndërmarrë DKA-ja në raport me këtë objekt dhe dy objektet tjera për të cilat veçse ka përfunduar faza e inventarizimit.

Shtimi i këtyre objekteve eventualisht do të rrisë edhe numrin e stafit edukativ, që tashmë janë në listën e pritjes.

Edhe në objektet e kopshteve aktuale është planifikuar të investohet  për të pasur më tepër cilësi në edukimin e hershëm, përfundoi Zymberi.

Read Previous

Vjen reagimi i zyrës së Presidencës pas marrëveshjes për targat

Read Next

Shoqata “Iniciativa e të verbërve” në Gjakovë mban turne të shahut