Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se ka vepruar me “korrupsion dhe shthurje” në pushtimin e tij në Ukrainë.
Zëdhënësi i lartë John Kirby mes emocionesh tha se si dikush që e konsideron veten me “moral” mund të justifikonte mizoritë e kryera nga Rusia.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të premten se ishte ende i hapur për bisedimet e paqes me Putin, por shtoi se ekziston një rrezik i lartë që ata mund të shemben mes agresionit rus.
Duke folur për mediat polake, Zelensky tha se donte të takonte Putinin sepse “një njeri i vetëm vendos gjithçka” në Rusi.
Burimi: CNN, BBC