Ambasadorja amerikane reagon pas futjes në listë të zezë të Grubit dhe Bexhetit

“Askush nuk është mbi ligjin dhe llogaridhënia është thelbësore për përparimin”, tha ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, në rrjetin social X.

Kjo deklaratë vjen pas shpalljes së emrave të Artan Grubit dhe gjykatësit Enver Bexheti në listën e zezë.

“Përzgjedhja e sotme e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit është dëshmi se ndërhyrjet politike në gjyqësor nuk mund  dhe nuk do të tolerohen. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të emërojnë ata që përfshihen në korrupsion që minon institucionet demokratike dhe gërryen besimin publik. Askush nuk është mbi ligjin dhe llogaridhënia është thelbësore për përparimin”, shkruan ambasadorja Ageler në rrjetet sociale./gazetaexpress/

Read Previous

Viti 2024 do të jetë më i nxehti i regjistruar ndonjëherë

Read Next

Ambasada e SHBA: Do të vazhdojmë punën me SPAK-un