Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka pritur në takim Ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë Michael Davenport me të cilin biseduan lidhur me projektet që përkrahen nga ky mision e që kryesisht kanë të bëjnë me politikat sociale dhe fusha të ndryshme me theks të veqantë ato të sigurisë. Kryetari Gjini e njoftoi ambasadorin Davenport edhe për procesin që kemi kaluar deri tash në përballje me pandeminë si dhe realizimin e projekteve që janë në proces gjatë këtij viti.
Kjo është vizita ime parë zyrtare në komunën e Gjakovës dhe njëherit falënderoj kryetarin Gjini për pritjen dhe informatat që mi tregoj për zhvillimet e përgjithshme në komunë. Edhe pse jam ri në këtë detyrë jam i lumtur me të gjitha të arriturat e komunës së Gjakovës. OSBE do të vazhdojë bashkëpunimin duke ofruar shërbime dhe angazhim për të gjithë qytetarët pa dallim që jetojnë në këtë komunë.
Në fund të dyja palët janë shprehur të kënaqura me bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar që bashkëpunimi në implementimin e projekteve do të vazhdoj edhe më tutje.