Ambasadori gjerman, thirrje të votohet presidenti: E paimagjinueshme të rrezikohet shkuarja në zgjedhje

Çështja e zgjedhjes së presidentit të vendit po vazhdon të jetë temë diskutimi nga të gjithë, bile edhe nga ndërkombëtarët në Kosovë.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përshëndetur vendimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës që të qëndrojë në sallë gjatë votimit të kandidates Vjosa Osmani.

Rohde thotë se shpreson që të gjithë deputetët e zgjedhur të vënë nevojat e qytetarëve para interesave politike, pasi që siç thotë ai, është e paimagjinueshme shkuarja në zgjedhje në këtë valë të re të koronavirusit.

“E lavdërueshme që LDK do të marrë pjesë në procesin zgjedhor për një president të ri. Shpresojmë që të gjithë deputetët e zgjedhur do të ndjekin dhe vendosin nevojat e qytetarëve të Kosovës mbi partizanitetin politik. Unë vështirë se mund ta imagjinoj rrezikimin e zgjedhjeve të reja në mes të valës së pandemisë aktualisht të ndezur”, ka thënë Rohde.

Read Previous

​Sekretari amerikan i Shtetit letër Vuçiqit, i kërkon njohje reciproke me Kosovën

Read Next

Një nga ushqimet tuaja të preferuara mund të ulë rrezikun e sëmundjes së zemrës